RECEL BORONICE

Boronicat merren nga zonat e Kukesit. Frutat pasi lahen, vendosen ne musht te perqendruar ne te ftohte, ku mbahen 24 ore. Paskesaj ato vihet te vlojne deri ne formimin e nje mase lengu me dendesine e duhur.

Më shumë

RECEL DARDHE

Dardhat jane produkte natyrore te zones se Korces. Ato pastrohen nga bishti, sythi, u hiqet zemra dhe u qerohen lekura e priten ne copa. Duke qene frut delikat ato zihen pak dhe me nje ose dy nderprerje deri ne dendesine e duhur te recelit.
Më shumë

RECEL KAJSIE

Fruti i kajsise merret nga zonat e Dibres dhe duhet i forte dhe pa kaluar ne tejpjekje. Frutat pasi lahen priten ne dy gjysma dhe pastrohen nga berthama, hidhen ne mushtin qe eshte nxehur paraprakisht dhe lihen te vlojne deri ne arritjen e pikes se duhur te dendesise.

Më shumë

RECEL FIKU

Fiku eshte frut shume i embel dhe i pasur ne elemente ushqimore. Frutat merren nga zonat e Beratit dhe pasi jane pastruar, vlohen me uje derisa te filloje shperberja, e pas kalohen ne mushtin e perqendruar ne zjarr te ngadalte deri ne dendesimin e duhur te recelit.

Më shumë

RRECEL QERSHIE

Per pergatitje fruti i qershise merret nga zona e Dibres. Qershite lahen, pastrohen nga berthama dhe vendosen 24 ore te rrine ne musht te perqendruar ne te ftohte. Me pas vijohet me zierjen deri ne dendesimin e duhur te recelit.

Më shumë

RRECEL MOLLE

Receli i molles behet me lloje te ndryshme te kultivareve te ketij fruti nga Korca, secila sipas karakteristikave te veta. Mollet jane produkte natyrore shqiptare me shije dhe aroma specifike. Pergatitja e tyre per recel kalon ne nje teknike pastrimi nga lekura dhe farat dhe me pas zierja e aromatizimi me kanelle deri ne dendesine e duhur.
Më shumë

RRECEL LULESHTRYDHE

Luleshtrydhet merren nga zona e Voskopojes, Korce. Pasi pastrohen nga bishtat dhe lahen ato lihen 24 ore ne mushtin e perqendruar ne frigorifer dhe paskesaj zihen pak me lengun , ndersa vecmas lengu per te arritur dendesine e duhur zihet me shume, ne menyre qe luleshtrydhet te mos prishen.

Më shumë

RRECEL FTOI

Ftoi eshte nje frut i perdorur qe ne hershmeri per prodhimin e recelit, prevedese dhe marmelates. Fruti eshte shume i ushqyeshem dhe aromatik . Mblidhet kur eshte i pjekur ne zonen e Dibres. Para se te kaloje per recel, pastrohet nga lekura dhe farat, grihet trashe e hidhet menjehere ne uje te vluar qe mos te ndryshoje ngjyre. Zihet deri sa te behet lidhja e recelit.

Më shumë